Që prej mëngjesit të sotëm kur diplomati amerikan, Brian Yee, që mori përsipër zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, deklaroi agjendën e një takimi dyfish me Opozitën, ka rrjedhur shumë gjë: Takimi dubël me ‘rebelët’ e PD ka dështuar. Në grupin ‘që do të çante’ Partinë Demokratike u perceptuan katër deputetë që kishin shprehur disa mendime kundër ose ndryshe prej kryetarit të PD. Diplomati i kishte piketuar si mbështetje për të krijuar një ‘opozitë’ që do ta trumbetonte si fitore të tij.

Mirëpo plani ka dështuar.

Në grup ka mbetur vetëm deputetja Bregu, e cila tashmë e mbetur vetëm nuk dihet nëse do të jetë e vlefshme për diplomatin Yee.

Zonja Topalli e cila ishte piketuar si ‘armike’ brenda radhëve të PD, u vetëspostua. Ajo tha se ‘nuk vij në takim me Bregun, sepse nuk kam të njëjtën agjendë”. Edhe spe të dy deputetet akne agjendën ‘PD’ të përbashkët, zonja Topalli lë për të nënkuptuar se ‘Bregu ka agjendë tjetër’ që do të thotë ‘Rilindje’ ose ‘Soros’ sipas thënieve që janë përhapur këto ditë.

Ndërsa zoti Islami i PD ndodhet në SHBA e nuk gjendet në territorin shqiptar. Astrit Patozi, i njohur për mendimin ‘origjina’, por jo armiqësor në PD, tha se nuk do të ndodhet në këtë takim. Ai tha se ‘ka një arsye shumë të rëndësishme’ për mungesën.

Sot kryetari i PD ka bërë publik një shantazh që është kryer ndaj deputetëve të PD; u është ‘ofruar një shumë 500 mijë euro’- tha ai, ‘vetëm e vetëm të minojnë protestën e opozitës’.

/Veritas.com.al/