Sot në mbrëmje do të inaugurohet stadiumi më i ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”, me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën. Top Channel ka mësuar disa detaje nga ceremonia që do të zhvillohet përpara fillimit të ndeshjes dhe që është organizuar nga kantautori Ardit Gjebrea.

Himni shqiptar do të këndohet nga artistja Juliana Pasha, ndërsa artistja tjetër, Besa Kokëdhima do të këndojë himnin francez.

Era Istrefi dhe Flori Mumajesi do të jenë emrat “big” të muzikës që do të performojnë nga tre këngë për tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit.

Ndërkohë, 460 fëmijë do të shpalosin një koreografi të veçantë.

Për këto dhe shumë surpriza të tjera do të pritet nisja e ceremonisë.  Ndeshja do të fillojë në 20:45.

VERITAS.COM.AL/