
Ndarja nga jeta në Tiranë më 20 qershor e tregtarit polak të armëve Andrzje Izdebski vijon të turbullojë Poloninë.
Top Channel duke iu referuar gazetës Fakt, raporton se për këtë ngjarje ka dhënë dorëheqjen Piotr Krawczyk kreu i Shërbimit të Jashtëm Sekret Polak “Agencja Wywiadu”.
“Megjithëse zyrtarisht deri më tani nuk jepet arsyeja se kjo dorëheqje e kreut të kësaj agjencie lidhet me vdekjen e Andrzje Izdebski”, thotë gazeta polake Fakt.
E ndërsa Izdebski u shpall në kërkim prej prokurorëve polakë, ai u gjet i vdekur në Shqipëri.