Frrok Çupi
Nuk kam dëgjuar deri më sot se mund të ketë në botë fuqi të tjera, përveç këtyre të dyjave, që nuk kanë as seli, as zyra, as adresë. Ka plot të pastrehë, për të cilët ndjen mëshirë; ka edhe plot endacakë ‘për qejf’ që nuk u afrohemi dot… Por organizata politike e ushtarake që nuk kanë as adresë, as territor, as banesë- përveç Is dhe Rith., nuk ka.
Rith., e ka origjinën në Tiranë dhe është themeluar menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara shpallën Sali Berishën si ‘minues të shtetit demokratik’, ‘i korruptuar i madh’ dhe shantazhues i drejtësisë. Organizata e tij thonë se u krijua në stadiumin e Tiranës; por që nga data 11 dhjetor, në stadium nuk ka mbetur asnjë shenjë e organizatës. Ajo u quajt ‘Rithemelimi’, ose Rith.
Ndërsa Is. E ka zanafillën 18 vjet më parë, në vitin 2003. U quajt ‘Shteti Islamik (Islamik State – IS) dhe u krijua në Irak. Edhe Shteti Islamik hodhi rrënjë, si pa u dukur, pikërisht në momentin kur në Irak ra diktartori Saddam Hussein. Madje, siç tregojnë vëzhguesit, teksa Saddami kërkohej në shpellën ku kishte lëshuar mjekër, këta të tijtë krijonin Is-isin. Organizata militare IS ka jetuar deri në vitin 2020, por gjatë gjithë kohës, edhe kjo organizatë, pa adresë, shtet pa territor, pa seli të njohur e shpallur botërisht. Nën udhëheqjen e Abu Musab al-Zarqawi, IS ishte përgjegjës për disa nga sulmet kriminale më spektakolare dhe brutale në botë; vetë shefi i organizatës u shpall ‘i padëshirueshëm’ kudo ku kapej.
Ndërsa njerëz apo grupime që nga halli ose nga ‘hoby’ e kalojnë jetën pa banesë dhe pa adresë- nga kjo kategori ka plot bota. Por këta janë paqësorë, nuk shpallin luftë e konflikte, nuk kërkojnë të marrin pushtet dhe nuk kanë mbi vete krime të të shkuarës.
Pse kjo mani që organizata të mos ketë as territor, as adresë, as banesë?
Ndërsa njëra prej të dyjave (IS) kishte mbushur botën e të mjerëve me shpresën se ‘Kalifati do të ketë gjithë botën si territorin e vet’, kjo nuk u realizua dhe mund të besohej vetëm nga ushtarë të bindur e pa tru. Lufta e parë e IS ishte lufta kundër Amerikës dhe ‘do të fitonte’. Kjo nuk u bë, shikojeni sot. ‘Rith’, ose Rithemelimi i udhëhequr nga Sali Berisha në Tiranë ka një synim konkret, por ‘dubble’ synim. Nga njëra anë ka interes të marrë territoret e Partisë Demokratike (PD), domethënë selinë e saj, flamujt, logot, zyrat, telefonat, vulën…, etj. Dhe nga ana tjetër, edhe sikur PD e Bashës të zgjohet në mëngjes e të thërrasë Berishën e t’i thotë: ‘Zoti Berisha, ja po të dorëzoj territorin!’; Rith. nuk e pranon këtë. Këtu në Tiranë ka një zgjim më të madh se në Irak. Këtu edhe luftëtarët e Rith., e dinë se nuk janë për atë punë. E para, e dinë se populli i Shqipërisë i ka hedhur jashtë pushtetit për krimet dhe korrupsionin gjigand që kryen. E dyta, se edhe sikur tua japin të gjitha veglat, këta nuk i përdorin dot…
Kryesorja, sepse Shtetet e Bashkuara, fuqia më e madhe e botës që po kështu ishte edhe në vitin 2003, ka deklaruar se Rith., nuk do të ketë asnjë kontakt me superfuqinë dhe botën perëndimore. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një parti anti- amerikane e me tendencë ‘IS’, dmth të llojit ekstremist.
Po atëherë, pse vallë këta e duan jetën si ‘endacakë?
Arsyet jaanë pa fund:
Nuk gjendet adresa e asnjërit po të kërkohen në prokurori apo në gjyq. Ja për shembull, këta kanë dërguar dje statusin e tyre për gjykim në gjykatën e Tiranës…, ku do të drejtohet postieri për të njoftuar mbi gjyqin?
Po në datën 21 dhjetor, kur të nisë sesioni i ‘Open Balllkan’ në Tiranë, dhe kur Rith., do të ‘ngrejë më këmbë popullin’ për të ndaluar samitin? Vallë ku do të drejtohet prokuroria për të dërguar fletë- ndalimet?
Po nesër kur do të mbahet Kuvendi i PD, dhe këta kanë deklaruar se ‘do ta prishim kuvendin e atyre’, ku do të strehohen pas revolucionit?
As për festat Krishtlindjeve e Vitit të ri, këta nuk kanë adresë?
Nuk po flas për vilat luksozë të liderëve dhe për kacollet e budallenjve që u shkojnë pas liderëve… Këto dihen