Zyra Federale Gjermane për Emigracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka shpërndarë disa shifra të reja që tregojnë se rreth 43,000 individë në kurset e integrimit nuk janë të aftë të shkruajnë. Madhe shumë prej tyre janë krejt të paaftë që të mësojnë për të shkruar a lexuar asgjë.
Të 43,000 emigrantët janë vendosur në kurse speciale ku mendohet se do t’i ndihmonin për të mësuar se si të shkruajnë dhe të lexojnë, por shumë prej tyre janë të paaftë që të mësojnë të flasin gjermanisht, raporton ‘Westdeutsche Allgemeine Zeitung’.
Numri i personave që janë futur në kurset speciale është rritur me 10 për qind që nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjithashtu klasat janë aq të vogla dhe emigrantët kanë akses të marrin 1300 leksione mbi shkrim e këndim. Por emigrantët në kurset speciale janë shumë të varfër, pasi nuk ka gjasa që të gjejnë ndonjë punë.
Më pak se gjysma, ose 17 për qind e tyre, janë angazhuar në të tilla programe që të mësojnë aq sa u duhet për të gjetur ndonjë punë si punëtor bazik. BAMF raporton se emigrantët nga Iraku dhe Eritrea performojnë më keq në shkollat e gjuhës.
Veritas.com.al/