Pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, ku u dhunua deputeti i PD-së, Bedri hoxha, pak para takimit të Lulzim Bashës në Burrel, ka reaguar edhe Partia Demokratike Dega Mat. PD e Matit ka drenuar me forcë këtë akt të turpshëm, ndërsa shton se edhe kreu i PD-së Lulzim Basha e ka dënuar këtë akt të rëndë. Ndërsa thekson se kjo ngjarje nuk ka pasur prapavija politike.

Deklarata e PD-së dega Mat:

“Partia Demokratike Dega Mat duke denuar me force incidentin sot ne Burrel ku u godit deputeti Bedri Hoxha, rikonfirmon solidaritetin e plote me z. Hoxha, sic edhe u demonstrua ne aktivin e sotem te deges se PD Mat, po ashtu edhe nga kryetari ne detyre i PDSH z. Lulzim Basha i cili e nisi fjalen pikerisht duke denuar me force ngjarjen dhe duke kerkuar bashkimin e cdo demokrati kunder cdo provokimi.

Sipas informacionit qe kemi, cfare ndodhi sot nuk ka asnje motiv politik dhe asnje lidhje me aktivitetin e struktures se PD.

Me kete rast shprehim keqardhjen e thelle per nxitimin e ndokujt per ngjyrim dhe perdorim politik te kesaj ngjarje.

PD Dega Mat i ben thirrje ne vecanti cdokujt me pergjegjesi politike ne PD qe te shmange keqperdorimin e kesaj ngjarje per interesa personale dhe politike qe nxisin ndasi e percarje ne kete moment kur kemi nevoje per bashkim dhe solidaritet me njeri tjetrin dhe kauzen e drejte te cdo demokrati”

Veritas.com.al/