Si të ishte e mallkuar kjo ditë, jo si të ishte e pagëzuar si ‘e dashurisë’, një gruaje 45 vjeçare i është rezervuar fati më tragjik: Edhe është dhunuar e vrarë dhe hedhur, por edhe është zgjedhur liqeni pranë varrezave të Sharrës për të hedhur trupin e saj të pajetë.

Kanë qenë kalimtarët që herët në mëngjes kanë konstatuar një trup të pajetë në një anë-rruge, dhe që kanë njoftuar Policinë.

Deri tani Policia ka identifikuar trupin e viktimës, rreth 45 vjeç, emri i së cilës është L.XH. Gjithashtu policia ka dalë në përfundimin se gruaja është vrarë pastaj është hedhur në vendin ku u gjet trupi i saj.

Ajo ka shenja të goditjeve të forta në trup si dhe plagët e tre plumbave

Policia po heton mbi rrethanat dhe autorin e krimit.

Veritas.com.al/