Edhe pse ‘patriarkalizmi’ ishte një objekt i luftës së hershme komuniste për çlirimin e gruas, përsëri ky ‘armik’ u gjet edhe në protestën e fundit.

Edhe pse mafia dhe krimi kanë ‘ballin e vendit’ dhe patriarkalizmi është strukur poshtë parave të drogës dhe krimit, përsëri patriarkalizmi gjendet si ‘armik’

Vrasja e gjykatëses Fildes Hafizi ka ngjallur revoltim tek gratë dhe vajzat në kryeqytet, të cilat janë mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar zbatim të ligjit.

Gratë dhe vajzat të cilat janë mbledhur para Ministrisë së Drejtësisë kanë deklaruar se vrasja e Fildes Hafizit është një shembull tjetër i dështimit të ligjit në vendin tonë, sepse sipas tyre urdhri i mbrojtjes nuk funksionon.

Më tej ata kanë shtuar se tradita patriarkale në vendin tonë duhet të marrë fund dhe kjo mund të bëhet vetëm me zbatimin e ligjit.

Veritas.com.al/