Sekretariati i Etikës përjashtoi gjashtë deputetë të opozitës pas incidenteve të ndodhura në seancën parlamentare të 18 dhjetorit.

Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Elda Hoti, u përjashtuan me 30 ditë.

Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi fillimisht përjashtim për 29 deputetë të opozitës. Por mesa duket pjesa më e madhe e tyre i shpëtoi ndëshkimit.

Përjashtim u kërkua edhe për Sali Berishën, me 30 ditë, por në fund “Etika” vendosi vetëm për gjashtë prej tyre, pas akteve në seancën e 18 dhjetorit ku u hodhën edhe flakadanë.

Deputetët e opozitës ishin të pranishëm në seancë me pankarta, duke akuzuar shumicën socialiste.

“Mos kujto se do tërhiqemi derisa të ikë Edi Rama dhe Belinda Balluku”, tha Albana Vokshi pas vendimit.

Ndërkohë kreu i Sekretariatit të Etikës, Ulsi Manja, pas përfundimit të mbledhjes, përshëndeti kolegët demokratë me ngritjen e dy gishtave.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *