Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit policia thotë se ka analizuar pamjet filmike të raport- shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura dhe ka kërkuar procedim penal për 8 prej protestuesve. Sipas policisë këta persona janë përgjegjës për çarjen me forcë të kordonit të Policisë të cilët edhe u goditën me sende të forta punonjësit.
Ata akuzohen për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.
Personat e proceduar janë të moshës nën 44 vjeç, të ardhur nga Kruja dhe Fushë Kruja dhe përgjithësisht nga zonat periferike të Tiranës.
12 të tjerë janë vënë në kërkim nën akuzë për veprën penale të kundërshtimit të forcave të Policisë.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.
Veritas.com.al/