“Konferenca të tilla e shërbejnë pikërisht edhe qëllimit që të mund të bisedojmë më njeri tjetrin edhe për tema delikate. Nuk do të kishte kuptim që ne vetëm do të informonim njëri tjetrin.

E kam nënvizuar edhe më parë, në rrugën drejt BE nuk ka asnjë alternativë tjetër, përveç faktit që njerëzit të jetojnë në paqe me fqinjët e vet, të mos dërgohen trupat ushtarake në kufi.

Ju pyetët si ishte reagimi, ju keni parë që trupat serbe janë reduktuar.

Duke parë gjendjen në vend, në shqetësohemi sepse kemi parë në të shkuarën, se kur në vend të parë është dialogu dhe jo përshkallëzimi atëherë kemi hapa para.

Për ne është shumë e rëndësishme që të arrihet deeskalimi i situatës, pikërisht për këtë po zhvillojmë biseda.

Duke parë situatën e fundit, NATO ka vendosur të rrisë angazhimin e saj në Kosovë dhe vitin e ardhshëm edhe Gjermania do të dërgojë më shumë trupa.

Ne duam që të gjejmë një bashkëpunim 3-dimisional. E para policia kosovare ka përgjegjësi të konsiderueshme, pastaj edhe EULEX dhe KFOR. Unë mendoj që vendimi i NATO është shumë i rëndësishëm” tha ministrja e jashtme e Gjermanisë.

Vijon…