Ja si lëshon tym ky oxhak; ndodhet në rrugën “5 Maji”, ose te Tregu i Madh i Uzinës Dinamo.
Një qytetar na ka dërguar këtë video denoncuese nga Tirana. Ai u ankua pranë redaksisë së “Jeta Osh Qef” në lidhje me një masakër të vërtetë që po ndodh në mes të kryeqytetit.
Një fabrikë e paidentifikuar që ndodhet në rrugën “5 Maji” nxjerr një tym të zi çdo ditë. Sipas raportuesit ndihet erë djegie e mbeturinave spitalore.
Ai dyshon se digjen mbetjet e QSUT dhe ka një thirrje për Ministrinë e Mjedisit që të marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi që shqetëson të gjithë banorët e asaj zone.
Shqipëria rënditet në vendin e pestë në Europë për numrin e vdekjeve nga sëmundja e kancerit për shkak të pluhurave dhe ajërit të ndotur me kancerogjen. Shtatëmbëdhjetë në njëqind persona vdesin nga ky kancer