(FOTO: Presidenti Donald Trump dhe Mitt Romney)

 

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, me sa duket e mbylli kapitullin e hamendjeve, madje edhe të kundërshtive të fundit brenda kampit të Republikanëve rreth Mitt Romney, duke zgjedhur Rex Tillerson si Sekretar Shteti.

Rex Tillerson deri tani është CEO i “Exxon Mobil”.  Exxon Mobile është një kompani e suksesshme që vepron në fushën e energjisë. Raporteve të dala në media se ky do të jetë sekretar shteti në administratëne Trump akoma nuk i është dhënë ndonjë përgjigje.

Deri tani kanë raportuar “The Wall Street Journal” duke thënë se pas tërheqjes nga vetë Rudy Giuliani, Tillerson është duke e kryesuar garën për Sekretar. Maggie Haberman e “New York Times”, gjithashtu raportoi se pritet që zoti Tillerson të takohet me presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Donald Trump është takuar me Rex Tillerson më 6 dhjetor dhe ndoshta gjatë fundjavës do të bisedojë përsëri me të, kanë thënë ndihmësit e afërt të zotit Trump.

Tillerson është një zgjedhje surprizë, veçanërisht për ato forca politike të establishmentit që i kërkuan zotit Trump që të zgjedhë Mitt Romney. Romney kishte dhënë sinjale se paraqiste interesa në këtë pozicion, duke tërhequr mbrapsh publikisht të gjitha ato që kishte thënë gjatë fushatës rreth Trump.

Është bërë e njohur se Trump më shumë do të freskojë ekipin e tij diplomatik, se sa duke mbajtur persona me jetë të gjatë diplomatike. Tillerson nuk ka asnjë eksperiencë në fushën e diplomacisë, ai ka gjithë jetën në sektor privat duke punuar me Exxon-Mobil që ka raporte pune në të gjithë botën.

/Veritas.com.al/