Shpërthimi që ndodhi sot në mëngje në një biznes të vogël të riparimit të celularëve në afërsi të Ambasadës Amerikanë në Tiranë shkaktoi frikë dhe pastaj policia tregoi pronarin e biznesit të plagosur rëndë.

Hamendja e parë ishte për një sulm që rëndom ndodh ndaj bizneseve për shkaqe konkurrence ose hakmarrje.

Por hap pas hapi Policia po i afrohet pistës se vetë pronari i riparimit të celularëve mund të jetë vetëplagosur duke prodhuar bomba me komandë celularësh.

Pasi Policia ka deklaruar se i plagosuri nga shpërthimi në dyqanin e celularëve në Tiranë, Gentian Hoxha, u lëndua teksa ishte duke punuar, derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi i kishte ndodhur në tavolinën e punës. Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se ai ishte duke montuar mina me celular. Policia e Tiranës njoftoi që në krye se shpërthimi që e çoi në gjendje të rëndë Hoxhën e për pak i mori jetën, nuk ishte shkaktuar nga tritoli, por nga një lëndë ende e papërcaktuar.

Pritet që hetimet të arrijnë në përfundime të sakta, por tani për tani dyshohet se mund të emi të bëjmë me një prodhues bombash artificiale dhe vetëplagosje për këtë shkak.

Ngjarja ka ndodhur rreth 50 metra larg selisë së ambasadës së SHBA në Tiranë.

Veritas.com.al/