(FOTO: Jean- Claude Junker (majtas) dhe Antonio Trajani (djathtas)/

Presidenti i komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka nisur një sulm të hidhët mbi anëtarët e Parlamentit Europian që nuk po duken në detyrat e tyre.

Duke analizuar dhomat e Parlamentit, thuajse të boshatisura, në Strasburg, ai e denoncoi parlamentin si “qesharak, totalisht qesharak”.

Duke e vlerësuar se vetëm 30 anëtarë tëe Parlamentit ishin prezent, tha se kjo provon se Parlamenti “nuk është serioz”.

Presidneti i parlamentit, Antonio Tajani reagoi egër, duke e akuzuar Junker për mungesë respekti.

“Ju mund ta kritikoni Parlamentin, por nuk është kjo detyrë e Komisionit Europian” që të kontrollojë Parlamentin; është Parlamenti që kontrollon Komisionin”- tha ai.

Por përplasja o vazhdon. Zoti Junkjer që është i ngarkuar me organet ekzekutive të BE, sulmoi egër anëtarët e Parlamentit që mungonin në sesionin e fundit të Presidencës së Maltës- shteti më i vogël në bllok.

Veritas.com.al/