
Dimër në pranverë. Verilindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës. Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës varion nga 15 deri në 30 centimetra.
Megjithatë, akset rrugore nuk paraqesin problematika pasi të gjitha janë të kalueshme. Kompanitë kontraktore kanë bërë ndërhyrjet e nevojshme për pastrimin e rrugëve nga dëbora.
Nuk raportohet për problematika edhe përsa i përket furnizimit me energji elektrike dhe ujit./