“Rreziku real sot është kërcënimi bërthamor, një mundësi që është bërë reale. Kam frikë se dikush në Kremlin herët a vonë do të tundohet të shtypë butonin e kuq”.

Kështu është shprehur gazetari rus Dmitri Muratov, kryeredaktor i gazetës “Novaya” dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, gjatë seancës së tij në komisioni ligjor i Parlamentit Evropian.

Muratov tha se kishte vizituar 91-vjeçarin Mikhail Gorbachev: “Ai nuk është mirë, por  më konfirmoi se duhet bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar kërcënimin e një lufte bërthamore”.