Liderët iranian po përballen me ditën e dytë të protestave pasi mohuan se të shtënat e ushtrisë kishin rrëzuar aeroplanin Ukrainas me pasagjerë, duke vrarë 176 njerëz që ndodheshin në bord, shumica iranianë.
Demonstruesit u mblodhën në universitetet e Teheranit dhe në qytete të tjerë, duke u bërë thirrje zyrtarëve që të largohen nga protestat.
Grupe me policë janë dërguar në sheshin Azadi të Teheranit dhe në vendgrumbullime të tjera.
Irani pranoi se e kishte qëlluar aeroplanin në mënyrë ‘të pa qëllimshme”, pasi fillimisht e kishte mohuar mes tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara.
Aeroplani, në rrugë drejt Kievit- kryeqytet i Ukrainës, u rrëzua afër Teheranit të mërkurën e kaluar, pak pasi Irani kishte lëshuar raketa në dy baza ajrore amerikane në Irak.
Këto sulme Tishin në përgjigje të vrasjes nga forcat amerikane të gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani gjatë një sulmi me drone në Bagdat në 3 Janar.
Veritas.com.al/