Siç ka njoftuar përmes lotëve dy javë më parë, Theresa May sot do të japë dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore.

Nuk ka shërbyer për ta bere të ndryshojë mendje as ftesa e drejtuar nga Donald Trump për të “qëndruar përreth”«stick around»,, për të shkruar së bashku «fenomenalen» marrëveshje tregtare të SHBA-UK, të premtuar për Londrën sapo te kompletohet dalja nga BE.

Përgjigja e kryeministres ishte një “jo, faleminderit” e sjellshme. Dhe përveç kësaj, qëndrimi në krye të konservatorëve – dhe te qeverisë – nuk varet nga vullneti i saj, por nga tërmeti që ka shpërthyer brenda Tories për shkak të mungesës së realizimit te Brexit deri tani.

Një parti, ajo konservatore, që në atë epokë nuk ngurroi të nxirrte jashtë loje një monument të gjallë si Margaret Thatcher, sapo popullariteti i Zonjës së Hekurt në vend kishte arritur nivele të tilla që rrezikonin vetë qëndrueshmërinë e Tories në qeveri.

Është rregulli i pamëshirshëm i politikës, akoma më shumë në një vend me një sistem zgjedhor mazhoritar, në të cilin çdo deputet duhet të fitojë votat e nevojshme në kolegjin e tij për të shkuar në Westminster.

Kështu që do të jetë dita e fundit e Theresa May si udhëheqëse e partisë, por jo si kryeministre, siç njoftohet nga Downing Street. Për të pasur emrin dhe fytyrën e kryeministrit të ri ka kohe. Duhet pritur që të përfundojë procesi i përzgjedhjes së liderit të ri. Kryeministrja, ka thënë një zëdhënës, nuk do të largohet nga posti i saj si kreu i qeverisë derisa të jetë e sigurt se pasardhësi i saj ka besimin e Dhomës së Përfaqësuesve.

VERITAS.COM.AL/