Kryeministri Edi Rama ka dhënë pak më parë lajmin se Qeveria “Rama 3” do të bëjë një rritje të konsiderueshme të pensioneve. Vetë kryeministri nga foltorja, tha se për të do të jetë dita më e bukur e jetës.
“… skema e vjetër e pensioneve para se të merrnim reformën e pensioneve, akoma nuk është mbyllur në pikën që ne të hedhim një hap të guximshëm për rritje domethënëse. Dua të them sot, jo nga foltorja e fushatës, por nga Kuvendi, të gjithë gjyshërve dhe gjysheve se një plan i pavarur nga ecuria e kësaj reforme, është në tryezën tonë.
Do të jetë dita më e bukur e jetës time publike dhe politike të marr shpërblim buzëqeshjen e tyre të bekuar për të vënë në zbatim plani për rritjen e pensioneve. Do ta mbaj çdo ditë në mendje marrjen e atij shpërblimi të shenjtë. Lus Zotin që ta bëjmë realitet. Është një angazhim solemn në Kuvend për të bërë realitet këtë premtim të munguar”, tha Rama.
Rama tha se dhe rritja e pagave do të jetë siç është premtuar.
“Të gjitha rritjet e pagave të premtuara do të bëhen siç janë premtuar. Sot e premtoj se kjo shumicë qeverisëse do të rrisë pagat e edukatorëve, të mësuesve, të mjekëve, infermierëve, me 40%. Pagat e administratës me 30%.
Më lejonit të shtojë diçka që se kemi premtuar. Pas një shfaqe kulmore mbrëmë të trupës së teatrit, ku solistët shfaqen një provë prekëse, ku shkëlqyen pa asnjë dallim, paga e solistëve tanë të jashtëzakonshëm është e udhës që të dyfishohet që nga viti i ardhshëm. Do paraqesim për atë trupë një program stimulimi financiar. Është një nga përfaqësitë më europiane dhe dinjitoze që ka kjo republikë.”