Kryeministri Edi Rama jep një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke u shprehur se “kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë”.

Rama shkruan në ‘Facebook’ se Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës.

Mesazhi i Ramës:

Dita Ndërkombëtare e Paqes🕊
Si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës🌍
Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë.
#KrenarpërShqipërinë🇦🇱