Koreja e Veriut ka lëshuar raketën e dytë balistike që ka përshkuar gjithë hapësirën e Japonisë.
Autoritetet e Japonisë kanë dhënë alarmin. Ato janë shprehur se raketa ka fluturuar mbi territorin e saj, rreth 2 mijë milje larg Kepit Erimo ne Hokkaido.
Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që të strehohen.
Raketa kapi lartësinë rreth 770km (478 milje), duke bërë 3,700km fluturim para se të binte në detin e Hokkaido, sipas deklaratave të ushtrisë së Koresë së Jugut.
Ajo fluturoi më lart dhe më tej se raketa e parë që u lëshua mbi Japoni muajin e kaluar.
Kryeministri Japonez, Shinzo Abe tha se vendi i tij “nuk do të tolerojë kurrë” të tilla “veprime provokative të rrezikshme”
Koreja e Jugt u përgjigj pas pak minutash duke lëshuar dy raketa balistike drejt detit duke simuluar një sulm mbi Korenë e Veriut.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson, gjithashtu e komentoi lëshimin e raketës. Këshilli i Sigurimit i OKB do të takohet sot pasdite (e Premte), në New York, me kërkesë të Amerikës dhe Japonisë.
Veritas.com.al/