Sot pasdite u mor vesh një krim tjetër brenda familjes, në Durrës. Lajmi erdhi pas tronditjes së rëndë që shkaktoi vrasja e një të reje në Rrugën ‘Don Bosko.; në Tiranë, ku një 31 vjeçar vrau ish të dashurën 19 vjeç.
Një ditë më parë, në qytetin e Peshkopisë, një djalë vrau të dy prindërit e tij.
Sot pasdite në Durrës, një burrë 42 vjeçar ka vrarë të shoqen 40 vjeçare.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i vrasjes është Çlirim Shaholli 42 vjeç, i cili dyshohet se e ka goditur gruan me mjete të forta.
Mësohet se ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Familja banonte në lagjen në lagjen Nr.15, ku edhe dyshohet se është dhunuar gruaja, e cila ndërroi jetë më pas në spital. Raportohet se çifti, që kishte gjashtë fëmijë dhe ishte në vështirësi ekonomike.
Veritas.com.al/