Duket se pritej dita e Çlirimit të Atdheut për të çliruar edhe rrugën në Unazën e re. Sot mëngjesi ishte i qetë. Pemët anës së rrugës janë shkulur dhe transportuar nga punonjësit e Bashkisë në një pikë tjetër ku do të rimbillen. Punëtorët e kanë nisur punën që në ora 03.00 të mëngjesit.
Lëvizja e makinave në rrugë po vazhdon normalisht.
Prej 25 ditësh këtu ishte ‘instaluar’ një protestë e banorëve që shpronësohen në zonën e Astir për t’i lënë vendin ndërtimit të një rruge të gjerë në Unazë. Por, pavarësisht paralajmërimeve të banorëve për përshkallëzim të protestave, situata në Unazën e Re sot paraqitet e qetë.
Në zonën e Unazës së Madhe po hiqen edhe shtyllat e ndriçimit, për të bërë gati sheshin e ndërtimit. Banorët e zonës të cilëve u shemben banesat nga projekti në fjalë, kanë thënë se do të vijojnë protestën në orën 17:00.
Veritas.com.al/