Kryeministri Edi Rama vijon vizitën zyrtare në Japoni. Mëngjesin e sotëm ai publikoi foto nga takimi me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës.

“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi” shkruan Rama, bashkëngjitur fotoalbumit.