Kryetari i Partisë Lulzim Basha dhe 12 deputetë të PD janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku u bllokuan rrugët për një orë.
Ata akuzohen nga policia për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.
Policia e Tiranës njofton se: “Në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Ndërkohë po punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për personat e mëposhtëm:
Lulzim Basha, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja, Edi Poloka.