-U përpoq të shpërthente një bombë me gozhdë pranë Bashkisë së qytetit-
Siç njoftojnë autoritetet, një djalë 12 vjeçar u përpoq të shpërthente një bombë me gozhdë në një qendër tregtare të Krishtlindjeve, në Gjermani- sipas SNBC NEWS
Pajisja shpërthyese u gjet pranë ndërtesës së Bashkisë së qytetit Ludwigshafen sot në mëngjes.
Hubert Stroeber, një zëdhënës i zyrës lokale të prokurorisë, i tha NBC News se nuk mundtë “nisin një hetim për rastin” pasi fëmija është nën moshën 14 vjeç.
Sidoqoftë, Stroeber konfirmoi se Prokuroria Federale e Gjermanisë është informuar për incidentin.
I dyshuari si autor i aktit është i lindur në Gjermani, por me origjinë nga Iraku.
/Veritas.com.al/