
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur ditën e sotme në Beograd në një vizitë surprizë në rajon.
Trump Jr. sipas asaj që raportojnë mediat serbe do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në Serbi, por një takimi i tillë i jep “frymë” Vuçiçit të vënë me shpatulla pas muri nga protestat masive. Madje në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”, Vuçiç u dërgoi një mesazh protestuesve duke thënë se po protestonin kundër vullnetit të Trumpit.
“Edhe një herë u bëj thirrje të gjithë aktorëve të skenës politike serbe që të mos përdorin dhunën në luftën e tyre. Unë e pranoj se fajin e kam për faktin që hodhën të shtëna topash dhe tymuese ndaj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, por i kërkoj që të mos e bëjnë më një gjë të tillë dhe të mos mendojnë për sulme të mëtejshme ndaj institucioneve shtetërore, pasi ata sulmuan mbrëmë kundër vullnetit të Trump dhe RTV-së progresin e mëtejshëm ekonomik, si dhe ndërtimi i marrëdhënieve gjithnjë e më të mira me SHBA-në, jam i sigurt se edhe ata do ta presin me padurim”, shkroi Vuçiç në profilin zyrtar në Instagram.
Herën e fundit që Donald Trump Jr., ndodhej në Beograd, në 24 shtator të vitit të kaluar në fokus ishin çështje biznesi, investimet dhe atraktiviteti i mjedisit të biznesit në rajon. Në takime u diskutua lidhur me atë se “cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e investimit në rajonin e Evropës Juglindore dhe në SHBA, cilat janë avantazhet e këtij rajoni dhe si të realizohet potenciali i plotë në bashkëpunimin e ndërsjellë biznesor”.
Grenell, i cili shërbeu si ambasador në Gjermani dhe i dërguar në Serbi dhe Kosovë nën Trump, propozoi gjithashtu zhvillimin e vendndodhjes në vitin 2020, pasi shefi i tij po përgatitej të kandidonte për rizgjedhje.
Vlen të theksohet se Donald Trump Jr. ka një rol kyç në jetën politike të SHBA-së, ku njihet si një nga këshilltarët më të rëndësishëm të babait të tij, me një ndikim të veçantë gjatë fushatës zgjedhore. Edhe pse së fundmi ka kaluar kohë në Grenlandë, besohet se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave të administratës së re amerikane. Si nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump dhe drejtues i podcast-it “Triggered”, Trump Jr. është gjithashtu i njohur për sigurimin e nominimit për nënpresident, senatorin J.D. Vance.
Shumë ekspertë besojnë se ai mund të jetë një këshilltar kyç në administratën e re, duke pasur parasysh ndikimin e tij, të cilin dikur e kishte edhe Ivanka Trump gjatë mandatit të parë të Trump-it. Ky mund të jetë një lajm jo i mirë për Kosovën, e cila ende nuk ka bërë lëvizje për të lobuar në administratën Trump.
Komente