Danney Williams, djaloshi me ngjyrë nga Little Rock i Arkansas, i cili po kërkon që nga viti 1990 që të njihet si djal i Presidentit Bill Clinton, i ka kërkuar ndihmë zonjës Monica Lewinsky që t’i sigurojë prova për atësinë nga veshja e saj e famshme blu.
Në një deklaratë, Williams që kishte planifikuar ta mbante në një konferencë shtypi të Martën në “National Press Club” në Washington, por që e publikoi më parë në “Radar Online”, ai tha se kërkon që Lewinsky të drejtonte testin e ADN-së së tij mbi njollat e fustanit (të para botërisht)  që ajo mundi t’i provojë se vinin nga akti seksual që ajo kreu me presidentin Clinton në Shtëpinë e Bardhë, me 28 shkurt të vitit 1997.

Dokumentet e FBI kanë konfirmuar se njollat kanë qenë njësoj si testi ADN i Bill Clinton.

Williams, një punëtor ndërtimi në  Arkansas, tha për Radar se ai beson se veshja e Lewinsky-t është një çelës vital për kërkesën e tij bombë që të njihet si djali i presidentit Clinton nga marrëdhënia e një prostitute Afrikano-Amerikane.

“Unë e kam bërë detyrën time të shtëpisë. Unë kam parë se ata ia kthyen veshjen Lewinsky-t pasi bënë testin. Dhe unë mendova përderisa fustani me njollë ndodhet në dorëne Lewinsky-t, pse të mos ia kërkoj këtë favor. Unë po falem që ajo ta bëjë këtë për mua. Jam i sigurt se ata (Clintonët) e plagosën atë siç më plagosën edhe mua”- tha Williams.

/WND- Veritas/

 

Image result for danney williams