Disa nga email-et e depozituara nga WikiLeaks që lidhen me John Podeta- shefin e fushatës elektorale të Hillary Clinton  kanë të bëjnë me E.T., burime të energjisë aliene dhe astronautin e Apollo 14, Edgar Mitchell.

Ndërsa kandidati republikan Donald Trump është i fokusuar në atë se çfarë po publikon WikiLeaks rreth Hillary dhe fjalimeve të saj në Wall Street, fansat e UFO-ve po jetojnë me atë se çfarë Mitchell po i tregon Podesta- se si e bëri tranzicionin nga Obama të fushata e Clinton në vitin 2015.

Në një email të janarit të këtij viti, Mitchell ka kërkuar një takim urgjent me Podesta për të biseduar rreth “zbulimit dhe pikës zero të energjisë”; dhe i ka propozuar se një koleg i quajtur Terri Mansfield mund të  “paraqesë të dhëna ku tregohet se Vatikani është i ndërgjegjshëm për ETI.”

Mitchell dërgoi një tjetër njoftim përmes email-it këtë Gusht.

Podestës i ishte thënë: “Mbaje mend, ETI nga universi ynë i afërt po ndihmojnë për të prurë “zero point energji” mbi Tokë”.

“Ata nuk do të tolerojnë ndonjë formë të dhunës ushtarake mbi Tokë ose në hapësirë”, vazhdon Email-i

Referenca në ETI, – një inteligjencë jashtëtokësore- tundi kambanat e alarmit. Kështu hyri në bisedsë “zero point energji”, fansat e të cilës mund tgë kthehen në mbrojtës të energjisë së pamenagjueshme.

Atëherë, çfarë rreth? Kur ky la shtëpinë e Bardhë në Shkurt 2015, aai shkroi në Twitter se keqardhja e tij më e madhe për vitet e fundit ishte “edhe një herë tjetër mbeta pa siguruar dosjet për zbulimet mbi UFO”.

“Kemi folur me Hillary rreth kësaj”, i tha Podesta KLAS-TV në Mars të këtij viti gjatë fushatës në Las Vegas. “Ka akoma dosje të klasifikuara që mund të deklasifikohen”, shkroi Podesta.

Por e gjithë biseda mes Hillary dhe ndihmësit Podesta rreth Edgar Mitchell, zhvillohet sikur Mitchell të ishte present; ne fakt ai ka vdekur në shkurt të vitit 2016. Kjo e bën të dyshimtë dhe spekulative gjithë bisedën.

/Veritas.com.al/