Aksesi i disa shteteve për vaksinave kundër koronavirusit ka shkaktuar debat të madh, në botë por edhe në rajon.

 Shumë shtete të konsideruara me ekonomi të dobët kanë siguruar pak ose aspak vaksina, ndërsa disa të tjera janë drejt përfundimit të vaksinimit. Por analisti i njohur nga Kosova, Blerim Latifi, e konsideron Shqipërinë një “shtet shumë serioz”.

Ai thotë se Shqipëria ka arritur të depërtojë në tregun e egër global për vaksinën.

Fakti se ka arritur të depërtojë në tregun e egërsuar global ku lufta për vaksinën udhëhiqet thjesht nga e drejta e më të fortit, na tregon se Shqipëria, me gjithë problemet që ka, është një shtet shumë serioz.