(Në foto: Djali më i vogël i Osama Ben Laden, Hamzai,shfaqet në këtë foto e nxjerë nga një videoregjistrim i kanalit televiziv al-Jazeera, më 7 nëntor 2001)/.

Djali i preferuar i Osama Bin Ladenit, Hamzai, figuron tashmë në listën e zezë amerikane të “terroristëve ndërkombëtarë”, i riu konsiderohet si trashëgimtari i themeluesit të Al Kaedës nga thirrjet e tij për unitet xhihadist dhe për atentate kundër Perëndimit.

Ky tip akuzazh administrative, që Shtetet e Bashkuara ndërmarrin rregullisht kundër organizatave dhe individëve të konsideruar si “terroristë”, nënkupton sanksione financiare dhe ligjore kundrejt tyre.

Në rastin e Hamza Bin Laden, i përfshirë të enjten në masat e Departamentit të Shtetit, bëhet fjalë për një njeri rreth 25 vjeç që digjej të bëhej xhihadis përkrah babait të tij, ish armikut Nr.1 të Amerikës, i vrarë nga komandot amerikane në Pakistan në vitin 2011, dhjetë vjet pas sulmeve të 11 shtatorit.

Cilësimi i Hamza Bin Laden si “terrorist ndërkombëtar” bazohet në dy elemente faktike: faktin se Al Qaeda kishte shpallur në gusht të vitit 2015 anëtarësimin e të riut në grupin xhihadist  dhe faktin se vetë Hamza Bin Laden kishte kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit e saj në një mesazh audio për “hakmarrje” i shpërndarë korrikun e kaluar.

Në vitin 2015 tashmë, djali i Osama Bin Laden, i cili nuk dihet se ku ndodhet, kishte bërë thirrje për të sulmuar “interesat amerikane, franceze dhe izraelite në Uashington, Paris dhe Tel Aviv” dhe, vitin e kaluar, ai u kërkoi “fiseve të Arabisë saudite të bashkoheshin me degën e al-Kaidës në Jemen për të luftuar kundër mbretërisë saudite.”

Gushtin e kaluar, Hamza Bin Laden vazhdonte të inkurajonte sauditët për të “përmbysur” regjimin e Riadit dhe për të “çliruar” monarkinë sunite nga ndikimi i Shteteve të Bashkuara. Gjithmonë në një mesazh audio, në maj, i biri i Osama Bin Laden u kishte bërë thirrje xhihadistëve në Siri për “bashkimin e radhëve të muxhahidinëve.”

– “Princi trashëgimtar i Terrorit” –

Hamza Bin Ladeni, të cilit një deputet britanik i kish vënët nofkën “Princi trashëgimtar i Terrorit”, i kishte shkruar të atit në 2009, i burgosur asokohe në strofullën e tij në Abbottabad (Pakistan) përpara se të vritej në maj të vitit 2011 nga ushtria amerikane.

Image result for The twin tower

(Në foto: Goditja e kullës së parë nga al-Qaeda gjatë sulmit të “kullave binjake” të Qendrës Botërore të Tregtisë në jug të Manhattanit, në New York, më 11 shtator 20010/.

Në këto letra të deklasifikuara nga CIA me të cilat shtypi ra në kontakt në vitin 2015, djali i Bin Ladenit e garantonte të atin për vendosmërinë e tij për të bërë xhihad. Korrespondenca zbulonte një të ri që përshkruan veten si “i farkëtuar në çelik,” gati për t’iu bashkuar Osama Bin Ladenit në udhëtimin “drejt fitores ose martirizimit.”

“Ajo që më trishton vërtet, është se legjionet e muxhahidinëve po marshojnë ndërsa unë nuk jam bashkuar ta”, ankohej ai në korrik 2009, kur ishte në arrest shtëpie në Iran.

Sipas Thesarit të SHBA, Hamza Bin Laden ka lindur në 1989 (data nuk dihet) në Jeddah, Arabia Saudite. Sipas shtypit i bie të jetë rreth 25 vjeç. Zbulimi amerikan e konsideron si birin e preferuar të Osama Bin Ladenit, i cili donte ta bënte trashëgimtarin e tij në krye të Al Kaedës e udhëhequr sot nga egjiptiani Ayman al-Zawahiri.

Bashkë me sanksionet kundër Hamza Bin Laden, Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu masa ndëshkuese kundër një tjetër “terroristi ndërkombëtar”, egjiptianit Ibrahim al-Banna, udhëheqësi i al-Kaidës në Gadishullin Arabik (AQAP).

Procedurat administrative në këtë fushë imponon vendosjen e “sanksioneve” financiare dhe ligjore ndaj shtetasve të huaj “për të cilët është përcaktuar se kanë kryer akte terrorizmi apo që paraqesin një rrezik serioz për t’i kryer”, ka shpjeguar diplomacia amerikane në një deklaratë. Prandaj, të gjitha pasuritë e mundshme, prona dhe llogari bankare të zotëruara nga Hamza Bin Laden dhe Ibrahim al-Banna në Shtetet e Bashkuara janë të ngrira dhe asnjë amerikan nuk ka të drejtë të bëjë biznes me ta.

/Veritas.com.al/