Thuajse e gjithë bota është solidarizuar me Francën pas djegies së një prej objekteve ikonë të qytetërimit perëndimor, Katedrales së Notre Dame, ndërsa terroristët kudo në botë po festojnë për fatkeqësinë e madhe të kulturës botërore. Kaq të lumtur janë shprehur terroristët e ISIS.

Në rrjetet sociale ata kanë postuar një poster ku dallohet Katedralja e Notre Dame në flakë dhe e shkruar në arabisht “Paçi një ditë të mbarë”.

Gjithashtu fotoja e publikuar shoqërohej edhe me mesazhin: “Është dita për t’i thënë lamtumirë këtij tempulli”.

Veritas.com.al/