Kryeministri Edi Rama, duke folur për projektin në Zvërnec, deklaroi se do të jetë përballë kujtdo që nuk e do Shqipërinë dhe zhvillimin e saj.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u tha protestuesve se nuk është kundra tyre.

“Ose do zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës, doni t’i sillni në Europë? Sillini në Vlorë? Nuk doni? Me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. Me forcë, kundër atyre që na kanë ndenjur përballë? Po, deri në fund. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij, armikun e popullit. Doni? Këtu keni edhe atë. Kë të doni. Mua nuk ka nevojë të më mundni, miqtë e mia. Unë nuk e kam me ju betejën, betejën e kam bashkë me ju. Çfarë niveli i duam Shqipërinë, është pyetja që duhet të bëjmë. Projekti akoma nuk është dorëzuar, studimi mjedisor akoma nuk është bërë.

Do i ekspozojmë. Me çfarë më kanë parë sytë, është diçka që në Mesdhe dhe në Europë, nuk është. Turizmi i masës na është dashur në këtë fazë. Tani ne na duhet turizmi i klasit, që të na sjellë para. Jo për mua, o Fatos, jo për mua. Turizimin e masës nuk e lë dot si pjesë të misionin tim, dua të bëj gjëra, të na kenë të tjerët zili, pse t’i kemi ne ata? “, theksoi ai

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *