Kryeministri Edi Rama nga Lezha tha se një ndër synimet e qeverisë është që të rijetëzojë industrinë. Ai tha se ushtarakët shqiptarë do të jenë më të mirëpaguarit në rajon. Ai shtoi se qeveria ka ndritur disa pika investimi për ushtrinë dhe për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Rama zbuloi se në Rubik do të ndërtohet gjithashtu një pikë prodhimi, njësoj me ato të standardeve të NATO-s.

“Investime të dukshme dhe në ushtri, më parë më e papaguara sot ushtria më e mirëpaguar në rajon edhe në krahasim me atë të Serbisë. Synimi ynë ambicioz është që pagat e ushtarakëve shqiptarë të jenë mesatarisht me ato të NATO-s. Ndërkohë kemi filluar punën dhe kemi disa pika, ku do të fillojmë investimet për ta rilindur industrinë ushtarake dhe një nga pikat është Rubiku, ku do të kemi një investim shumë të rëndësishëm për prodhime të standardeve shumë të larta të NATO-s”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *