Doktori i Donald Trump tha se shpenzoi vetëm pesë minuta për të shkruar një letër që vërteton shëndetin e kandidatit, ndërsa Zoti Trump priste jashtë në makinë.

“Në nxitim e sipër, disa nga fjalët nuk më erdhën ekszaktësisht në atë mënyrë që do të doja”, tha Dr Harold Bornstein për NBC News.

Në letrën e Dr Bornstein thuhet se zoti Trump, 70 vjeç, mund të jetë “ njeriu më i shëndetshëm ndonjë herë për të qenë i zgjedhur për në Presidencë”.

Dy javë para kësaj letre, zoti Trump tha se ishte përfolur gjatë sikur “doktori im është këshilluar për një kohë të gjatë, rreth dy javë, që të lëshonte këtë letër”.

Zoti Trump më vonë e vlerësoi lart dëshminë e doktor Bornstein, i cili u përballua me tonet e ekzagjeruar.

(Sipas BBC)