Sot ambasadori i Shteteve të bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka reaguar pas akuzave që po bëhen në drejtim të Ministrit të Bredhshëm, Fatmir Xhafaj Ai shkruan:
‘Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur.
Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani’, shkruan ambasadori Donald Lu në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Veritas.com.al/