Dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin mbërritën në oborrin e Kuvendit rreth orës 10;00, ashtu siç ishte parashkuar të niste seanca parlamentare.

Dy ambasadorët presin që sot të miratohet reforma në drejtësi, në seancën që vetë Donald Lu e ka përcaktuar si ditën kur do të kalojë reforma në drejtësi. Përvec Lu dhe Vlahutin, në seancën e sotme janë edhe shumë ambasadorët e tjerë të akredituar në Tiranë nga vendet e Bashkimit Europian.