CHARLIE SPIERING

 

Presidenti Donald Trump reagoi të Premten ndaj lajmit se djali i ish-Zëvendës presidentit Joe Biden, Hunter, është nën hetim federal, duke kërkuar që Gjykata e Lartë të parandalojë një “rrëmujë skandaloze”.

“Tani që Administrata e Biden do të jetë një rrëmujë skandaloze për vitet që vijnë, është shumë më e lehtë për Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të ndjekin Kushtetutën dhe të bëjnë atë që të gjithë e dinë se duhet të bëhet”, shkroi Trump.

Presidenti pohoi që Gjykata e Lartë duhet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale 2020 duke adresuar pretendimet e manipulimit të votimit dhe parregullsive.

“Ata duhet të tregojnë guxim dhe mençuri të madhe”, shkroi Trump. “Shpëtoni SHBA !!!”

Presidenti kujtoi përpjekjet e tij të hershme për të zbuluar korrupsionin në familjen Biden.

“Unë parashikova korrupsionin e Biden”, shkroi Trump, duke iu referuar thirrjes së tij drejtuar Presidentit të sapozgjedhur të Ukrainës Volodymyr Zelensky në 2019. “Tha për të thirrur A.G.,kush ndoshta dinte për korrupsionin gjatë mashtrimit të impeachmentit?”

Gjatë thirrjes së famshme që Demokratët përdorën për të ecur përpara në seancat e impeachmentit, Trump këshilloi Zelenskyn që prokurori i tij të thërriste ish-Kryetarin e Bashkise se Qytetit të New York-ut Rudy Giuliani dhe Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr për të diskutuar per Bidens-at dhe marrëdhëniet e tyre në Ukrainë.

Trump shprehu zhgënjimin e tij që detajet e hetimit nuk dolën deri pas zgjedhjeve.

“Pse Fake News Media, FBI dhe DOJ nuk raportuan çështjen e Biden PARA Zgjedhjeve,” pyeti ai. “Oh mirë, është ok, ne gjithsesi i fituam Zgjedhjet – 75,000,000 VOTA !!!”

VERITAS.COM.AL