Presidenti Donald Trump tha se “një ditë e madhe” është planifikuar mbi sigurinë kombëtare, ku përfshiu edhe deklaratën për ndërtimin e murit në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës”.
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara po pritet që të nënshkruajë disa urdhra ekzekutiv rreth emigracionit dhe sigurisë kufitare në pak ditët që vijnë.
Ata do të përfshijnë edhe “verifikimin ekstrem” të njerëzve që vijnë nga shtatë vende kryesisht Myslimane në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
Kjo do të pengojë mundësitë për refugjatët.
Zoti Trump postoi në Twitter: “Një ditë e madhe është planifikuar nesër mbi sigurinë kombëtare. Mes shumë gjëra të tjera, ne do të ndërtojmë murin”, shkroi ai.