Uashington (AFP) – Mosmarrëveshjet e ashpra tregtare janë duke minuar ekonominë globale, e cila do të shohë rritjen e saj më të ngadaltë në gati një dekadë, tha të martën shefja e re e FMN.

Hulumtimet tregojnë se impakti i konfliktit tregtar është përhapur dhe vendet duhet të jenë të gatshme ti përgjigjen në unison me infuzione kesh të parave, tha Kristalina Georgieva në fjalimin e saj të parë si drejtore menaxhimi e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për një ngritje të taksave të karbonit për të adresuar sfidën tjetër me të cilën përballet ekonomia globale: ndryshimin e klimës.

“Në 2019, ne presim rritje më të ngadaltë në gati 90 përqind të botës. Ekonomia globale tani është në një ngadalësim të sinkronizuar, “tha Georgieva në një fjalim përpara takimeve të vjeshtës të FMN-Banka Botërore javën e ardhshme.

“Ky ngadalësim gjeresisht i përhapur do të thotë që rritja këtë vit do të bjerë në nivelin e saj më të ulët që nga fillimi i dekadës.”

Ajo tha se FMN po ul parashikimet e saj për rritje këtë vit por edhe per tjetrin. Më parë, ekonomia botërore ishte parashikuar të zgjerohej me 3.2 përqind në 2019 dhe 3.5 përqind në vitin 2020.

Fondi do të lëshojë detaje në azhornimin e tij ne World Economic Outlook më 15 tetor.

Ndërsa tensionet tregtare tregoheshin si një rrezik për ekonominë, “tani, ne shohim se ato në të vërtetë po marrin një vlerë,” tha ajo.

“Rritja e tregtisë globale ka ardhur në pothuaj një pikë te vdekur.”

Për ekonominë globale, efekti kumulativ i konflikteve tregtare mund të nënkuptojë një humbje prej rreth 700 miliardë dollarë deri në vitin 2020, ose rreth 0.8 përqind të PBB-së, tha ajo, e cila është shumë më i lartë sesa fondi i parashikuar më parë si skenari i rastit më te keq te tij.

Kjo është një shumë “përafërsisht sa madhësia e tërë ekonomisë së Zvicrës”, tha ajo.

Studimi i FMN tregon se efektet dytësore të luftës tregtare – siç është humbja e besimit dhe reagimet e tregut financiar – janë shumë më të mëdha se sa ndikimi i drejtpërdrejtë ekonomik i tarifave.

“Ky eshtë ndikimi jo i drejtpërdrejtë që gërryen vertet,” tha Georgieva për luftën tregtare gjatë një forumi pas fjalimit të saj.

Ajo paralajmëroi se “pasi minohet, besimi është vështirë të rindërtohet”.

“Jemi pothuaj duke qëlluar veten në këmbë.”

– Shpenzoni më shumë –

Lufta tregtare e Presidentit Donald Trump me Kinën përfshin tarifa të mëdha për qindra miliarda dollarë në tregtinë e dyanshme, por ka konflikte edhe me partnerë të tjerë tregtarë.

Dhe, edhe sikur rritja të rishfaqet vitin e ardhshëm, disa prej “çarjeve” të shkaktuara tashmë nga konfliktet tregtare mund të shkaktojnë “ndryshime që zgjasin një gjeneratë”, siç është zhvendosja e zinxhirëve të furnizimit, tha ajo.

“Rezultatet janë të qarta. Të gjithë humbasin në një luftë tregtare, “tha Georgieva.

Për tu mbrojtur ndaj një ngadalësimi të fortë global, ajo u bëri thirrje vendeve me fonde të disponueshme që të pozicionojne “fuqinë e tyre fiskale”.

Ndërsa disa qeveri janë të ngarkuara nga nivelet e larta të borxhit, “në vende si Gjermania, Hollanda dhe Koreja e Jugut, një rritje e shpenzimeve – veçanërisht në infrastrukturë dhe R&D – do të ndihmojë rritjen e kërkesës dhe potencialin e rritjes,” tha Georgieva.

Shumë ekonomi janë mbështetur në bankat qendrore dhe normat e ulëta të interesit për të mbështetur zgjerimin ekonomik por ajo paralajmëroi që mbajtja e normave të ulëta për një kohë të gjatë mund të bëjë që investitorët të përfshihen në sjellje të rrezikshme.

FMN vlerëson se nëse do të kishte një rënie të madhe ekonomike, “borxhi i korporatave me risk mospagimi do të rritet në 19 trilion dollarë, ose gati 40 përqind e borxhit të përgjithshëm në tetë ekonomi të mëdha,” tha ajo.

“Kjo është mbi nivelet e shikuara gjatë krizës financiare.”

Georgieva, e cila këtë muaj mori përsipër udhëheqjen në FMN nga Christine Lagarde mes shqetësimeve në rritje për ekonominë botërore, u bëri thirrje liderëve globalë “të punojnë së bashku, tani dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme mbi tregtinë”.

Kjo përfshin zgjidhjen e shqetësimeve të ligjshme për mbrojtjen e pronesise teknologjike, një çështje në qendër të mosmarrëveshjes së Uashingtonit me Pekinin.

Por ajo gjithashtu tha që politikëbërësit për shumë kohë kanë injoruar njerëzit e dëmtuar nga globalizimi, i cili ka tendencë të jetë i mirë për “njerëzit e arsimuar, urbanë, të rinjtë”.

Celësi, tha ajo, është të pranojme se “pabarazitë janë një frenim ndaj multilateralizmit dhe rritjes”.

– Rritja e taksave të karbonit –

Ndërkohë, Georgieva tha se adresimi i krizës së ndryshimit të klimës do të kërkojë një ndryshim në sistemin kombëtar të taksave që përfshin një rritje të madhe të taksave mbi emetimet e karbonit.

“Eshtë një krizë ku askush nuk është imun dhe të gjithë kanë përgjegjësi per të vepruar,” tha ajo.

“Kufizimi i ngrohjes globale në një nivel të sigurt kërkon një çmim dukshëm më të lartë të karbonit,” tha ajo.

Por ajo shtoi se “çelësi këtu është të ndryshosh sistemet tatimore, jo thjesht të shtosh një taksë të re.”

Me çmimin mesatar aktual të karbonit prej 2 dollarë për ton, ka pak nxitje për të bërë një kalim në forma të reja të energjisë.

Këto të ardhura të reja tatimore mund të përdoren për të lehtësuar dëmin dhe “gjithashtu mbështesin investimet në infrastrukturën e energjisë së pastër që do të ndihmojnë planetin të shërohet,” tha ajo.