Presidenti Donald Trump, ditën  e Mërkurë pasdite, pritet të emërojë Ambasador Richard Grenell, si drejtor i ri i inteligjencies Kombëtare, duke e mbajtur Grenell si anëtar i kabinetit mashkull në administratën e GOP në historinë e vendit.

Ambasadori Richard Grenell do të vazhdojë të jetë emisar special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Grenellit, Dick Custin.

“Mund të konfirmojmë se Ambasadori Grenell do të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Gjermani, emisar special për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe tani, si ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në të njëjtën kohë”, ka thënë Custin.

Custin ka thënë se Grenell është pajtuar që të marrë detyrën e re përkohësisht, derisa të bëhet një nominim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

“Theksoj se ambasadori Grenell është pajtuar me kërkesën e presidentit Trump për të marrë pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, dhe se Shtëpia e Bardhë së shpejti do të konfirmojë nominimin e tij”, ka thënë ai.

Custin ka deklaruar për Kohën Ditore gjithashtu se Grenell do të jetë i përkushtuar 100 për qind për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duke u bazuar në këto fakte ambasadori Grenell do të mbajë emërimet si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm presidencial në negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndaj së cilët ai mbetet i përkushtuar 100 për qind”, ka deklaruar Custin.

Veritas.com.al/