Nuk do të fokusohet për shumë kohë në eksplorimin e sipërfaqes së Hënës dhe do të realizohet në partnership me sektorin privat.

Gjithashtu zoti Trump tha programi mundtë hedhë bazat e një misioni eventual në Mars, megjithëse nuk dha datë për këtë.

Korrespondentët thonë se çdo ofertë realiste mund të donte aprovimin e Kongresit për shkak të fondit shumë të madh që do të përdoret.

Ka një mbështetje bipartizane për eksplorimin e hapësirës në të ardhmen, por partitë nuk kanë rënë dakord mbi afatin dhe buxhetin.

Në fillim të këtij viti, Kina tha se ishte duke bërë përgatitjet fillestare për të dërguar ekipe misionesh në Hënë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, zoti trump tha: “Ne jemi lider dhe do të qëndrojmë lider, dhe do ta rrisim këtë në disa fish”.

Direktiva e re është rekomanduar nga Këshilli i hapësirave  Kombëtare, i kryesuar nga zëvendës- presidenti, Mike Pence.

Me këtë direktivë, zoti Trump abandonin planet e bëra nga paraardhësi Obama për të dërguar njerëz në një asteroid afër Tokës.

Veritas.com.al/

This NASA file photo taken on July 20, 1969 shows astronaut Edwin E.