(FOTO: Presidenti i zgjedhur, Trump, gjatë fushatës presidenciale në Michigan)
Donald Trump, zyrtarisht ka fituar në shtetin Michigan, duke u bërë i pari Republikan që e fiton këtë shtet që nga presidenti George H. Ë. Bush në vitin 1988.
Nga një histori elektorale me rezultate shumë të afërta mes kundërshtarësh, Donald Trump kësaj here arriti ta mundë Hillary Clinton me 10,704 më shumë, pas numërimit të votave në 83 zyra zgjedhjesh.
Kjo e çon Donald Trump në 306 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ndodhet në 232.
Shtete me rezultat shumë të ngushtë mes Demokratëve dhe Republikanëve, siç është tipik edhe rezultati i Trump në shtetin Michigan, është arritur në saje të premtimit të Trump për të krijuar vende pue në rajon, për të prurë investitorë prej kompanive që janë larguar.
Michigan mbetet një nga shtetet ku kandidatja e “Green Party”, Jill Stein ka kërkuar rinumërim të votave.
/ Veritas.com.al/