Nga: CHARLIE SPIERING
Presidenti Donald Trump fitoi zyrtarisht të martën delegatët e kërkuar për të qenë i nominuari Republikan.
Pasi fitoi primaret në Florida dhe Illinois të martën mbrëma, presidenti kaloi pragun e delegatëve prej 1.276 të kërkuar për të fituar nominimin.
Presidenti ka dominuar primaret Republikane në 2020, duke fituar më shumë vota në shumë shtete sesa kandidatet e mëparshëm presidencialë.
Kongresi Republikan do fillojë të hënën, 24 Gusht, në Charlotte, Karolina e Veriut, i cili do ta bëjë zyrtarisht Trumpin kandidatin për president të Republikanëve të vitit 2020.
VERITAS.COM.AL/