(FOTO: Donald Trump, president i 45 i Shteteve të Bashkuara)/

Donald Trump fiton votat në Kolegjin Zgjedhor të SHBA. Konfirmohet zgjedhja e zotit Donald Trump si President i 45 i Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e jep BBC, duke shtuar se detaje të tjera do të traansmetohen më vonë.

Ju lutem ndiqni hap pas hapi ngjarjen madhështore, siç bën me dije edhe BBC.

(continued)

Mes shumë protestash, por me vetëm pak të pabesë, Donald Trump fitoi votën e  Kolegjit Zgjedhor ditën e  Hënë- duke siguruar përfundimisht se milioneri i shquar i Amerikës do të jetë President i 45 i Shteteve të Bashkuara.

Gjithë përpjekjet anti- Trump, madje për të bindur edhe Republikanët që të abandonojnë Donald Trump para zgjedhjeve dhe si presidenti zgjedhur, erdhën te pika zero.

Zgjedhjet e  polarizuara të 8 nëntorit, ku sipas Hillary Clinton ksihte fituar votën popullore, dhe që bëri një lobin shumë intensive, protesta të paguara shumë nga oligarkë të njohur, etj., nuk sollën dobi për të.

Madje edhe një nga rivalët më të ashpër të Donald Trump, Guvernatori i Ohio, John Kasich, më në fund tha se është koha për të qëndruar prapa presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

“Ne duam unitet, ne duam dashuri”, tha Kasich në Ohio gjatë ceremonisë për të mbështetur Donald Trump në vendlindjen e tij.

Edhe pse disa shtete po votojnë, Trump tani ka 304 vota, ndërsa Clinton 169. Trump i ka arritur 270 vota të nevojshme, që më tani, edhe sikur të mos ishin duke u numëruar votat e tjera. Trump ndodhet në majë, pavarësisht se dy Republikanë të Kolegjit i hodhën votat kundër tij.

Rezultati është certifikuar, pavarësisht nga një sesion i veçantë i Kongresit ku Joe Biden- zëvendës president do të certifikojë rezultatin e dalë nga Kolegji. Donald Trump është që sot President i 45 i Shteteve të Bashkuara.

Më 20 Janar do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

/Veritas.com.al/