Presidenti Donald Trump u përgjigj personalisht ndaj komentit të ish shefit strategjist Steve Bannon rreth anëtarëve të familjes së tij, Jared Kushner dhe Donald Trump Jr.

Deklarata ishte shpërndarë për reporterët nga sekretarja e shtypit, Sarah Sanders së pari në një ‘pres briefing’ në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti lëshoi një lumë me akuza kundër Bannon, duke e akuzuar se ka humbur mendjen pasi la Shtëpinë e Bardhë, dhe pasi bëri shumë pak në presidencën e tij.

Trump gjithashtu thumboi Bannon mbi mbështetjen e kandidatit Republikan për në Senat,

Roy Moore në garën e Alabama ku humbi para Demokratit.

“Steve nuk përfaqëson mua, ai është vetëm për veten e tij”, tha Trump.

Presidenti gjithashtu akuzoi Bannon për rrjedhjen e informacioneve fals në media rreth influencës dhe rëndësisë së tij; ai e akuzoi gjithashtu për përpjekjet e bëra që të djegë agjendën e tij të MAGA (Make America Great Again).

Zoti Trump ka shkruar këtë tekst:

“Steve Bannon nuk ka të bëjë asgjë me mua as me presidencën time. Kur u largua, ai humbi jo vetëm punën por edhe mendjen”.

Veritas.com.al/