(AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Presidenti Donald Trump është përgatitur të ofrojë leje trevjeçare pune për disa emigrantë të paligjshëm të ardhur në vend si fëmijë, sipas gazetarit te Axios Jonathan Swan.

Trump pritet të njoftojë propozimin e kompromisit të shtunën pasdite – mbështetjen e aktit BRIDGE në këmbim të 5.7 miliardë $ fonde për barrierat fizike në kufirin jugor.

Akti BRIDGE ofron leje pune trevjeçare për përfituesit e amnistisë ekzekutive të ish-Presidentit Barak Obama, Veprim të Shtyre për Fëmijët e Ardhur si dhe jo-shtetas të tjerë me Status të Përkohshëm Mbrojtjeje.

Axios raporton se dhëndri i Trump, Jared Kushner, po punon për kompromisin me zëvendës-presidentin Mike Pence. Senatori Lindsey Graham gjithashtu ka mbështetur idenë. Pence dhe Kushner u takuan me udhëheqësin e shumicës të Senatit Mitch McConnell për të diskutuar një kompromis.

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, mbetet e vendosur kundër bisedimeve me Presidentin Trump për të rihapur qeverinë, por Demokratët e Senatit mund të jenë të hapur ndaj propozimit.

Veritas.com.al/