(FOTO: Donald Trump sot në konferencën e shtypit)/

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, denoncoi disa thashetheme pa thelb, të publikuara nga bloge të majta, sikur Trump ka marrë një “banjë prej floriri “  nga prostitutat kur ishte në Rusi.

“A ka ndonjë këtu që ta besojë, vallë, këtë histori?”, pyeti Trump gjatë konferencës për shtyp sot në Trmp Tower, pasi ishte pyetur rreth sjelljeve të tij në Moskë.

“Unë jam gjithashtu shumë gjermanofob, me që ra fjala; më besoni”- shtoi ai.

Trump vlerësoi se një person me profil të lartë, ai është “ekstremisht i kujdesshëm” rreth aktivitetit të tij në dhomat e hoteleve dhe ishte gjithmonë  shumë dyshues rreth kamerave të fshehta.

“Unë jam i rrethuar nga njerëz, madje edhe këtyre njerëzve iu them se kur lëvizni për në vende të tjerë, jini shumë të kujdesshëm me dhomat e hotelit; nuk ka rëndësi ku shkoni, kudo ndoshta keni kamera”.

/Veritas.com.al/