Presidenti Donald Trump ka konfirmuar një takim të Ënjtën në shtëpinë e Bardhë mbi propozimin e tij për tarifat e çelikut dhe aluminit, që e ka deklaruar për sot, të Enjten.

“Duke pritur takimin sot në orën 3:30 P.M. në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar zoti Trump në Twitter.

“Ne duhet të mbrojmë dhe të ndërtojmë industritë e çelikut dhe aluminit tonë, ndërsa në të njëjtën kohë të dëshmojmë fleksibilitet të madh dhe bashkëpunim në drejtim të atyre që janë miq të vërtetë dhe që na trajtojnë ne ndershmërisht në tregun e përbashkët dhe në ushtri”, ka njoftuar Trump.

VERITAS.COM.AL/